Skandaloze: UNDP e konsideron Prishtinën pjesë të “Jugosllavisë”

E publikuar: 10/11/2017 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Programi i Kombeve të bashkuara për zhvillim “UNDP” e cila vepron edhe në Kosovë, në një konkurs pune të publikuar gjatë ditës së djeshme në një portal online po e konsideron Prishtinën si pjesë të Jugosllavisë.

Në pozitën e titulluar “Project Assistant”, lokacioni i punës shkruan: Pristina, Yugoslavia.

Por, nëse hyjmë në faqën zyrtare të UNDP-së në Kosovë, vendi ynë referohet me fusnotë.

Kosova e shpallur Republikë në vitin 2008 prezantohet me fusnotë vetëm tek organizatat ndërkombëtare dhe shtetet të cilat nuk e njohin pavarësinë e saj. /Gazeta Express