Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i ka lënë duke pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtimtarëve edhe pse takimin e ka aranzhuar vet. Ai madje nuk i ka i lajmëruar fare për anulimin e takimit. Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve Nebih Zariqi thotë se Ahmeti nuk ua ka dhënë asnjë arsye pse nuk ka ardhur në takim dhe as nuk u ka treguar se mund të mos vinte.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i kishte kërkuar shoqatës së ndërtimtarëve një takim në Odën Ekonomike. Takimi do të mbahej prej orës 10 deri në 11.
Normalisht, ndërtimtarët, të ftuar nga i pari i Prishtinës që po synon edhe një mandat tjetër, dolën me kohë ne vendin e takimit, por Ahmeti nuk ka shkuar aty.
Kryetari i shoqatës, Nebih Zariqi, tregon për Gazetën Express se kryetari i Prishtinës përvec që nuk i ka informuar paraprakisht se mund të mos vinte, ai u tregua mospërfillës ndaj takimit sa që nuk u kishte treguar se e kishte anuluar takimin.
Pas pritjes së gjatë, Zariqi thotë se u lajmëruan se kryetari nuk do të vinte, por nuk iu është dhënë asnjë arsye pse Ahmeti anuloi takimin me ta që vetë e kishte kërkuar.
Kryetari i shoqatës, i pyetur nëse Ahmeti ka shtyrë takimin për një orar tjetër, thotë se askush nuk i ka njoftuar asgjë. /Express/

















