Prishtinë, arrestohet sepse bashkëjetoi me vajzë të mitur

E publikuar: 10/11/2017 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull pasi ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur, rasti ka ndodhur në fshatin Marevc të Prishtinës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është kthyer te familja e saj, transmeton Express.

Njoftimi i policisë:

Fshati Marevc, Prishtinë 06.11.2017 – 16:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër K-shqiptare nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është kthyer te familja e saj.