Pas arrestimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri, të tjerë gjyqtarë janë nën hetim për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.
Gazetarja e News 24 Klodiana Lala paralajëmron se tre gjyqtarë të tjerë rrezikojnë të arrestohen njësoj si Miri, i cili aktualisht ndodhet i ndaluar në një nga qelitë e drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Gazetarja tha se deri tani është bërë e ditur vetëm fakti që janë nën hetim, por nuk janë zbuluar të tjera detaje rreth gjyqtarëve që janë të përfshirë në këtë proces.
Kujtojmë se Shkëlqim Miri, i cili u ndalua sot në mëngjes me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi akuzohet se fshehu pasurinë. Gjatë një kontrolli në banesë mbrëmë nga policia iu gjetën 300 milionë lëkë të vjetra. Ai u hetua nga prokurorët për 1 vit rresht.