Mos injoroni këto 3 simptoma të këmbëve, mund të paralajmërojnë një problem të madh shëndetësor

E publikuar: 10/11/2017 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

1-Gishta të mpirë:E keni humbur ndonjëherë ndjesinë e gishtave? Apo kur është shumë ftohtë dhe gishtat janë të mpirë dhe të bardhë? Kjo është një shenjë që ju keni një qarkullim të dobët të gjakut. Kur enët e gjakut nuk furnizohen siç duhet atëherë kjo shkakton gjymtyrë gjithmonë të ftohta dhe si të mpira.

2-Ndjesi shpimi ose gjilpërash në këmbë: Nëse keni pasur ndjesi shpimi si gjilpërash në këmbë, kjo mund të jetë një shenjë e diabetit. Kjo sëmundje shkakton një mbindjeshmëri dhe ndjesi djegie tek këmbët.

3-Thonj të dobët që thyhen lehtësisht: Thonjtë e brishtë mund të lidhen me mungesë vitaminash, anemi ose çrregullime të tiroides. Në varësi të thyerjes, ngjyrës dhe shtresëzimit të thoit mund edhe të përcaktohet se nga vjen ky problem.