Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë një vizitë surprizë në Arabinë, ku Saudite ku thënë se do të theksojë rëndësinë e stabilitetit në Liban.
Deklarate e Macron erdhi pasi kryeministri libanez Saad Hariri dha dorëheqjen të shtunën në Riad, duke thënë se kishte frikë për jetën e tij.
Kjo ngriti dyshime se zoti Hariri ishte nën presion nga Sauditët që të jepte dorëheqjen. Macron tha gjithashtu se do të diskutonte krizën në Jemen me udhëheqësit sauditë, pasi koalicioni i udhëhequr nga saudit mbylli të gjitha rrugët e dërgimit të ndihmave në kombin e shkatërruar nga lufta.
Bllokada u imponua të hënën pasi një raketë u qëllua nga Jemeni në Riad. Raketa thuhet se ra pranë kryeqytetit saudit.
Arabia Saudite ka fajësuar grupin militant libanez Hezbollah të mbështetur nga Irani për sulmin.
OKB-ja ndërkohë ka paralajmëruar se Jemeni përballet me zinë më të madhe të bukës në botë.
Nga ana tjetët, në një zhvillim të papritur, Arabia Saudite i tha të enjten qytetarëve të saj në Liban që të largohen menjëherë nga vendi.
Duke folur në Emiratet e Bashkuara Arabe pak përpara nisjes për Arabinë Saudite, zoti Macron tha se do të mbajë bisedime ballë për ballë me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Macron tha se do të “theksonte rëndësinë e stabilitetit dhe integritetit libanez”.
“Dëshira ime është që të gjithë zyrtarët libanezë të jetojnë lirshëm në Liban … që do të thotë një qëndrim i ashpër kundrejt atyre që kërcënojnë ndonjë udhëheqës të këtij vendi”, shtoi ai.
Presidenti francez shtoi se ai kishte qenë në kontakt informal me zotin Hariri./syri.net/

















