Paçarizi: AKR nuk mund të kontrollojë elektoratin e vet

E publikuar: 09/11/2017 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca Kosova e Re nuk shihet si parti e cila mund të kontrollojë elektoratin e vet.

Ndonëse në krijimin e qeverisë Haradinaj, AKR pati ndikim thelbësor, ky subjetk vazhdon të shihet i dobët.

“Nuk e shoh AKR-në si një subjekt politik i cili mund ta kontrolloj elektoratin në një masë të konsiderueshme, madje ndoshta as 50 për qind, sidomos edhe për faktin se elektorati i AKR-së zakonisht del nga elektorati i LDK-së dhe nuk del nga ndonjë parti tjetër dhe në këtë kuptim mund të ketë një reaksion të caktuar nga një pjesë e elektoratit për këtë marrëveshje dhe të mos e votoj”, ka thënë Rrahman Paçarizi.

Ndonëse ai vlerëson se edhe 5 për qindëshi në këtë rast i jep rezultat Shpend Ahmetit që të fitoj edhe nëj mandat në Prishtinë.