Në intervistën me Fidan Jupollin në Gazetën Express, është i ftuar ministri i shëndetësisë Uran Ismaili. Ai ka folur rreth problemeve me të cilat ballafaqohet sistemi shëndetësor kosovarë.
Ismaili thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka stabilitet dhe se ka mungesa të ndryshme të mëdha.
“E para, unë sot e kam në duar një Ministri të Shëndetësisë e cila nuk është stabile. E cila ka mungesa të mëdha deficitare brenda, sepse i ka disa drejtor të cilët nuk janë aty, janë ushtrues detyre. Të gjitha bazat e rëndësishme që duhet t’i ketë një administratë”, ka thënë Ismaili
Intervistën mund ta dëgjoni nga minuta e 5’të

















