Zanetti lavdëron skuadrën, Spallettin dhe Icardin – flet edhe për objektivat e Interit

E publikuar: 09/11/2017 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti ka thënë se futbollistët e klubit janë të vetëdijshëm për forcën e tyre, por kjo vjen falë dorës së trajneri italian, Luciano Spalletti. Legjenda argjentinase ka folur edhe për objektivat e klubit.

Nerazzurrët janë të pamposhtur deri më tani këtë sezon, duke luftuar për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi sezonin e kaluar përfunduan në vendin e shtatë në sezonin e kaluar.

Por, sipas legjendës së klubit, Zanetti, është trajneri Spalletti, i cili ka ndihmuar skuadrën të arrij në këtë formë.

“Falë punës së madhe të Luciano Spalletti dhe stafit të tij, lojtarët janë të vetëdijshëm për forcën e tyre”, ka thënë fillimisht Zanetti për SikaSports.

“Ata janë duke bërë paraqitje shumë pozitive dhe shpresojmë të përfundojmë sa më lartë që të është e mundur në fund të sezonit”.

Spalletti njihet për punën e madhe me futbollistë

“Objektivi i klubit është Liga e Kampionëve dhe ne shpresojmë se mund ta arrijmë këtë qëllim”.

Zanetti gjithashtu foli edhe rreth kapitenit Mauro Icardi, i cili është një argjentinas tjetër në klubin zikaltër.

Icardi është kapiteni dhe ylli kryesor i skuadrës

“Maurito është një sulmues i jashtëzakonshëm, ai e tregon atë, ai është kapiteni ynë dhe ai është i rëndësishëm për grupin, tifozët dhe klubin”.

“Shpresoj se ai mund të qëndrojë në klub për një kohë të gjatë”, përfundoi kapiteni legjendar i Interit. /Telegrafi/