Lulzim Basha, kryetar i PD-së, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të krijojë një prokurori private nën urdhërat politikë të Fatmir Xhafajt me qëllim mbrojtjen e tij dhe lidhjeve që ka me krimin.
“Edi Rama do të krijojë prokurorinë private nën drejtimin politik të Fatmir Xhafës , me qëllim për të kërcënuar dhe shantazhuar. Mjafton të kujtoni SHKB e Tahirit që rrëmbeu në mes të natës Dritan Zaganin dhe e flaku në qeli vetëm se zbuloi lidhjet e trafikantëve me ministrin.
Synimi është që këta të mbrohen, këta janë peshkaqenët. Kapja e drejtësisë ishte synimi i Ramës,. Opozita nuk e lejoi Ramën që të kapte sistemin. Imagjinoni sikur Byroja e Hetimit të ishte nën varësinë e Tahirit, do të ishte rrezikuar jo vetëm siguria në Shqipëri, por edhe siguria euro-atlantike”, theksoi Basha.
Në vijim ai shtoi se Rama deklaroi se me policë që i përdor si figurantë do të pastrojë Shqipërinë nga krimi.
“Dy ditë më parë zëvendësi i Xhafës deklaroi se do të bëjë arrestime, në fakt ministri i Brendshëm dhe zv.ministri i kryenin arrestimet në kohën e diktaturës, ndërsa sot i bën prokuroria
Por ata duan ti japin vetes të drejtën e policit, prokurorit dhe gjyqtarit. E njëjta kupolë që mbrojti Tahirin, tani premton se do të bëjë arrestime”, tha Basha.
















