Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, gjatë ditës së djeshme kanë konfiskuar një thikë.
“Informacioni për rastin është marrë mbrëmë rreth orës 18:30, ku jemi njoftuar se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, një person me thikë në dorë po kanoste kalimtarët e rastit”, thuhet në raportin policor.
Njësitet policore të stacionit Qendra menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrit të arrestojnë personin e dyshuar :
A. S, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, (i cili ishte në gjendje të dehur).
Të njëjtit i është konfiskuar edhe arma e ftohtë, thikë, dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës (thikë)”.

















