Një grup parashutistësh kanë thyer rekordin botëror, ku 217 prej tyre arritën të bëjnë forma të ndryshme trupat e tyre derisa po lëshoheshin në tokë.
Rekordin e mëparshëm e mbanin 104 parashutistësh, të cilët kishin kërcyer nga 10 aeroplanë dhe kishte arritur në ajër të krijojnë forma të ndryshme më trupat e tyre, transmeton Telegrafi.
Ata këtë gjë e arritën në Eloy të Arizonës, ku kërcyen nga një lartësi prej 5.800 metra.
Por, është interesant fakti se si këta parashutistë kanë kërcyer nga aeroplanë të ndryshëm, dhe kanë arritur të bashkohen në ajër dhe të dhurojnë spektakël për mijëra persona që po i shikonin nga toka me dylbi.
Këta 217 parashutistë vinin nga vende të ndryshme të botës, ku për më shumë se një vit kishin ushtruar që të realizojnë këto akrobacione që për shumëkënd janë të pamundura, e në veçanti për ata që kanë frikë nga lartësia. /Telegrafi/