Një operacion ndërkombëtar nën udhëheqjen e Europol, ka sjellë së fundmi shkatërrimin e një rrjeti që trafikonte emigrantë (kryesisht shqiptarë) drejt Britanisë.
“Ky rrjet i organizuar kriminal mund ta ketë pasur bazën në Greqi, por në shënjestër kishte Mbretërinë e Bashkuar”, tha Tom Dowdall, një zyrtar i lartë i Agjencisë britanike të antikrimit.
Mediat greke kanë bërë të ditur emrin e personit i cili qëndronte në krye të rrjetit të trafikimit. Ai është shqiptari Robert Kola.
Në banesën e tij në Athinë është zbuluar një laborator i falsifikimit të dokumenteve, nëpërmjet të cilave, emigrantët pa letra arrinin Britaninë.
Hetime e autoriteteve greke kanë zbuluar se çdo emigrant paguante 30.00 mijë euro për tu pajisur me këtë dokumente të rreme. Dhe aktiviteti kriminal zhvillohej të paktën prej vitit 2014.
Anëtarët e rrjetit kriminale për arsye sigurie flisnin mes tyre, por edhe me klientët me kode:
Pasaporta quhet Libër ose ‘Broshurë’;
Identitetet: Karta ose T;
Licenca për drejtim makine: Karta ose shoferi;
Lejet për qëndrim: Afishë;
Pulla hyrëse dhe dalëse të Shengenit: Lule ose patate.

















