Spitali i Pejës kërkon riparim urgjent të kulmit

E publikuar: 08/11/2017 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çatia e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, nën të cilën janë të gjitha sallat operative të këtij spitali, është dëmtuar. Zyrtarë të këtij institucioni shëndetësor po kërkojnë që në mënyrë urgjente të bëhet riparimi i kulmit, i cili, sipas tyre, është dëmtuar nga era, shkruan Gazeta Express.

Ky spital përmes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, po u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të aplikojnë në tenderin e shpallur në datën 7 të këtij muaji.

Tenderi do të jetë i hapur dhjetë ditë.

2