Lajmi për vdekjen e tij ka mërzitur shumë familjarët, miqtë e shumë artistë të njohur të cilët patën fatin ta njohin atë, transmeton Gazeta Express.
Por, mërzinë për babanë e saj pothuajse çdo ditë po e shpreh vajza e tij, këngëtarja e njohur Arta Bajrami.
Ajo në llogarinë e saj në Instastory ka publikuar një fotografi të të atit ku shihet me sharki në dorë.
“Gjithmonë♥babi”, kishte lënë mbishkrim Arta e cila po e ndjen shumë mungesën e tij.

Ditë më parë Arta kishte publikuar edhe një fotografi tjetër të babit kur ai ishte 17-vjeçar.
“Babi jem djathtas me Sharki si 17 vjecar ❤Foto ne vitin 1969”, kishte lënë mbishkrim ajo.

Kujtojmë se këngëtarja e njohur së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të tretë./Gazeta Express/

















