Policia arrestoi dy të dyshuar dhe konfiskon një kilogram marihuanë (VIDEO)

E publikuar: 08/11/2017 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, ka vazhduar veprimtarinë e saj dhe me datën 03.11.2017, zyrtarët policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Prizren, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari ka gjetur një sasi lënde të dyshuar si substancë narkotike.

Policia gjatë operacionit policor ka arrestuar dy të dyshuar: F. M.viti i lindjes 1997 dhe R. K. viti i lindjes 1988.

Tek të dyshuarit është gjetur sasia prej rreth një kilogram substancë e dyshuar si marihuanë, një cigare e cila dyshohet të jetë me mariuhanë si dhe 18 qese të najlonit të vogla të cilat dyshohet se i kanë përdorur për t’i mbushur me mariuhanë.

Si prova materiale lidhur me rastin, janë konfiskuar dëshmitë e lartcekura duke përfshirë edhe një video-incizim (ku shihen pjesërisht dy të dyshuarit) të cilën e keni në vijim:

Në konsultim me prokurorin kujdestar në Prizren, të dyshuarve iu është shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.