Plagoset një person në Prizren

E publikuar: 08/11/2017 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para disa minutave ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Arbana” të Prizrenit, me ç’rast ka mbetur i plagosur një person. Viktima po trajtohet në emergjencë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit. Gashi tha se një person është plagosur ndërsa një tjetër është i dyshuar për këtë rast.

“Një person është i plagosur nga arma e zjarrit, ai po trajtohet në emergjencë”, tha Gashi.

“Motivi është herët të dihet, ndërsa një person është i dyshuar për këtë rast”, tha tutje Gashi për Gazetën Express.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga vendi i ngjarjes.