Kanadaja do të vazhdojë përkrahjen për FSK-në

E publikuar: 08/11/2017 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zRrustem Berisha, priti sot në takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezident në Kroaci, Daniel Maksymiuk dhe asistenten e zëvendësministrit, Sektori i Shërbimeve Legjislative, Departamenti i Drejtësisë të Kanadasë,

Berisha i njoftoi mysafirët me të arriturat e përgjithshme të ministrisë që drejton, për sukseset e pjesëtarëve të FSK-së në ushtrimet dhe trajnimet si brenda dhe jashtë vendit; për përfaqësimin e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në FSK dhe për integrimin e komunitetit serb, si dhe për ecurinë dhe sfidat në procesin e transformimit të FSK-së.

Ministri i Forcës së Sigurisë duke vlerësuar lart bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis dy vendeve dhe dy ministrive, kërkoi vazhdimin dhe thellimin e tij edhe në të ardhmen, përgatitjen e një memorandumi të bashkëpunimit si dhe të mbështetjes së Kanadasë për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në NATO dhe mekanizmat tjerë të sigurisë.

Nga ana e tij, ambasadori kanadez, konfirmoi përkushtimin e tij për të thelluar bashkëpunimin dhe për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në dhe ministrinë për FSK-në, në të gjitha fushat që janë në interes për të dyja vendet, transmeton Klan Kosova.