Policia gjen marihuanë në një autobus në Vërmicë

E publikuar: 08/11/2017 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në pikën kufitarë në Vërmicë, Policia ka gjetur substancë narkotike (marihuanë) derisa po kontrollonte bagazhin e një autobusi.

Substanca narkotike e llojit marihuanë dhe me peshë 59.33 gramë është konfiskuar derisa nuk raportohet për të arrestuar, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në konsultim me prokuronin rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.