Dëshmitari rrëfen krimet e supozuara të Vukotiqit

E publikuar: 08/11/2017 08:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

?

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it patën punë dje në veri të Mitrovicës.

Të parët sollën në gjykatë serbin e dyshuar për krime lufte, Zoran Vukotiq derisa kolegët e tyre evropian transportuan trupin gjykues.

Vukotiq dëgjoi dëshminë e Sami Gërxhaliut, për të bëmat në majin e 1999-së në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.

Dëshmia e këtij dëshmitari nuk u lejua të xhirohet nga trupi gjykues.

Por, para tre gjyqtarëve, Sami Gërxhaliu, e identifikoi Zoran Vukotiqin duke thënë se e njeh shumë mirë atë.

Dëshmitari deklaroi se ky i akuzuar e kishte rrahur brutalisht deri sa po mbahej në burgun e Smrekonicës.

Por, sipas këtij dëshmitari ai nuk ishte viktima e vetme e Vukotiqit.