Erez Marom ka drejtuar një dron, sipër vullkanit Kilauea të Havait dhe ka ndjekur rrjedhën e lavës së nxehtë rreth njëmijë gradë Celsius.
Fotografi 36-vjeçar, ka arritur të merrte pamje të mahnitshme derisa nisi t’i humbte sinjali, pasi droni nisi të shkrihej, transmeton Telegrafi.
“E kam afruar afro dhjetë metra afër dhe ka mjaftuar që shumë pjesë t’i shkrihen, kryesisht plastika që e rrethon kamerën”, ka thënë Marom lidhur me rastin.
Megjithëse pësoi dëmtime, fluturakja ka arritur të filmojnë pjesë të masivit që ishte përfshirë nga lava, që nuk janë parë më herët. /Telegrafi/