Ministrja Reshitaj nesër në vizitë zyrtare në Shqipëri

E publikuar: 07/11/2017 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, nesër me datë 08.11.2017 do të vizitojë Shqipërinë.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare Ministrja Reshitaj do të takohet me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë Blendi Klosi, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kjo vizitë bëhet në kuadër të organizimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës e cila pritet të zhvillohet brenda nëntorit 2017, si dhe me qëllim të dakordimit për çështjet që do të diskutohen dhe vendoset në këtë mbledhje, në të mirë të dy shteteve.