
Ish kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif, së bashku me vajzën dhe bashkëshorten e tij, u paraqitën sot para një gjykate në Islamabad, për t’u përballur me akuzat për korrupsion.
Të tre ata akuzohen për tre raste korrupsioni, pas zbulimit të dokumenteve nga një firmë ligjore panameze.
Sharif dhe anëtarët e familjes së tij po përpiqen që të treja rastet e korrupsionit të shkrihen në një të vetme.
Ndaj zotit Sharif u ngritën akuza muajin e kaluar dhe ai deklaroi se është i pafajshëm.
Ai u shkarkua nga posti në korrik, me vendim të Gjykatës së Lartë, nën akuzën se ka fshehur pasuri jashtë vendit dhe për disa akuza të tjera për korrupson.


















