Janë shfaqur për herë të parë publikisht dy agjentët e FBI-së, të cilët kanë mbërritur në Tiranë për të asistuar policinë shqiptare në operacionin ‘Forca e Ligjit’.
Ata qëndrojnë të ulur pranë ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, në takimin që po zhvillohet në Ministrinë e Brendshme.
I pranishëm në këtë takim është edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Kryeministri Rama ka thënë se në kuadër të operacionit kundër krimit të organizuar do të miratohet ngritja e një task force të posaçme. ©LAPSI.al