Ky është personi i cili vdiq sot në aeroportin e Prishtinës

E publikuar: 07/11/2017 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mëngjesin e sotëm një person është gjetur pa shenja jete në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Bëhet fjalë Gent Zymberin, punëtor në sektorin e IT-së.

Lajmin për vdekjen e tij për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës,  Flora Ahmeti. Rasti sipas saj është raportuar si vdekje e dyshimtë.

“Rast vdekje e dyshimtë është raportuar rreth orës 08:00 të mëngjesit”, tha Flora Ahmeti për Gazetën Express.