Vdes punëtori i Aeroportit

E publikuar: 07/11/2017 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është gjetur pa shenja jete në Aeoportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Bëhet fjalë për një punëtor në sektorin e IT-së.

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

“Rast vdekje e dyshimtë është raportuar rreth orës 08:00 të mëngjesit”, tha Flora Ahmeti për Gazetën Express.

Express mëson se G.Z është nënpunësi i Aeroportit i cili ndërroi jetë sot./GazetaExpress/