Kryeministri Haradinaj priti prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit

E publikuar: 06/11/2017 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari.

Në këtë takim kryeministri Haradinaj me prindërit e vëllezërve Dehari, bashkëbisedoi për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshme për zgjidhjen e çdo paqartësie rreth rastit tragjik të Astrit Deharit.

Zotimet e kryeministrit Haradinaj për ndriçimin e rastit, pas një kohe të shkurtër do të zëvendësohen me veprime konkrete, gjithnjë në konsultim me familjen Dehari./infosot/