Certifikohen rezultatet për kryetar të pesë komunave

E publikuar: 06/11/2017 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për Certifikimin e Rezultateve për Kryetarë të pesë (5) Komunave nga Zgjedhjet Lokale që u mbajtën më 22 tetor. Bëhet fjalë për komunat: Gllogovc, Obiliq, Kamenicë, Junik dhe Istog.

Ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për Certifikimin e Rezultateve për Kryetarë të Komunave në 32 komuna nga Zgjedhjet Lokale (Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë, Kllokot, Deçan, FushëKosovë, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Pejë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani iElezit, Graçanicë, RanillugdheMitrovicë e Veriut)./Indeksonline/