PD bojkoton Komisionin e Ligjeve: S’mund të diskutohet me një qeveri të krimit

E publikuar: 06/11/2017 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e ka bojkotuar sot sërish Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet Buxheti i vitit 2018, në shenjë proteste ndaj mbrojtjes që mazhoranca po i bën deputetit Saimir Tahirit, i akuzuar nga prokuroria për lidhje me trafikun e drogës dhe bandat kriminale gjatë kohës kur ishte Ministër i Brendshëm.

Deputeti Eduard Halimi tha se nuk mund të diskutohet me një qeveri të krimit dhe kujtoi edhe rastin e fundit, fshehjen e fakteve nga Policia e Shtetit lidhur me arrestimin e një biznesmeni, të cilit iu gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta të ish-ministrit Saimir Tahiri.