Komisioni i Sigurisë është mbledhur sot për të diskutuar Buxhetin Shërbimit Informativ Kombëtar.
Në komision e ka marrë fjalën Drejtori Ekonomik i SHISH, Ylvi Aga, i cili ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura. “Mund të dalin informacione të klasifikuara,” argumentoi Aga.
Kërkesa e tij është mbështetur në komision duke vijuar me dyer të mbyllura pas daljes së medieve nga salla e komisionit të Sigurisë.
Pas dorëheqjes së Visho Ajazit në krye të SHISH është komanduar Helidon Bendo.
Kryetare e Komisionit është Ermonela Valikaj (Felaj) e PS dhe nënkryetar, Flamur Noka i PD-së.
Në përbërje: Pjerin Ndreu – sekretar (PS), Xhemal Qefalia – anëtar (PS), Paulin Sterkaj – anëtar (PS), Anduel Xhindi – anëtar (PS), Vullnet Sinaj – anëtar (PS), Luan Duzha – anëtar (PS), Elona Hoxha – anëtare (PS), Sadi Vorpsi – anëtar (PS), Luan Harusha – anëtar (PS), Xhemal Gjunkshi – anëtar (PD), Ervin Salianji – anëtar (PD), Anton Frrokaj – anëtar (PD), Myslym Murrizi – anëtar (PD), Isuf Çelaj – anëtar (PR), Luan Rama – anëtar (LSI), Endrit Braimllari – anëtar (LSI), Aqif Rakipi – (I pavarur). Anëtarët zëvendësues janë: Milva Ekonomi (PS), Antoneta Dhima (PS), Klodiana Spahiu (PS), Klevis Balliu (PD), Luan Baci (PD), Nasip Naço (LSI), Përparim Spahiu (LSI).

















