Reali i kthehet fitoreve në La Liga, tani e ka radhën Atletico (Video)

E publikuar: 06/11/2017 05:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi ka fituar ndaj Las Palmas me rezultat 3-0 në La Liga.

Los Blancos arritën të bëjnë një paraqitje të mirë pas humbjes ndaj Gironas dhe kjo ishte një fitore e merituar për djelmoshat e Zinedine Zidanes.

Real Madridi gjen rrugën drejt fitoreve, por jo dhe Cristiano Ronaldo rrugën drejt golit – Foto: Getty Images

Goli i parë në takim erdhi nga Casemiro në minutën e 41-të dhe në pjesën e parë mund të themi se ky ishte shansi më i mirë.

Por, goli më i bukur i ndeshjes i takoi Marco Asensio (56’), i cili me një goditje të fortë nga distanca tundi rrjetën e portës kundërshtare.

Isco në momentin e golit të qetësisë për Realin ndaj Las Palmas – Foto: Getty Images

Ndërsa, ai i qetësisë erdhi nga Isco në minutën e 74, kjo pas asistimit nga Cristiano Ronaldo.

Reali ngjitet në vendin e tretë me 23 pikë (tetë më pak se Barcelona në vendin e parë), kurse Las Palmas vazhdojnë në pozitën e 19-të me gjashtë pikë.

Në xhiron e ardhshme skuadra e drejtuar nga Zidane është mysafir i Atletico Madridit. /Telegrafi/