Deklarata e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, se i kanë mbyllur sytë dhe i kanë fryrë listat e veteranëve të UÇK-së, po cilësohet si pikënisje e hetimeve, me të cilat do të duhej të merrej Prokuroria e Shtetit.
Juristi Ehat Miftaraj thotë se në rast se bëhet një deklaratë e tillë publike, Prokuroria do të duhej të caktonte një prokuror për ta hetuar atë.
Miftaraj shton se duke e parë praktikën e deritashme të Prokurorisë, nuk lë shumë shpresa se do të ketë veprime nga ana e Prokurorisë.
Ndërsa Isuf Zejna nga Demokracia Plus thotë se prokuroria ka material të mjaftueshëm për të nisur hetimet.
Në anën tjetër Prokuroria e Shtetit nuk është përgjigjur në pyetjet e KTV-së, nëse ky institucion ka nisur hetimet rreth deklaratës së kryeparlamentarit.
Porkuroria nuk ka dhënë përgjigje edhe në pyetjet se deri ku kanë arritur hetimet rreth listës së veteranëve.

















