Pas ndarjes nga Xheni, Benardi nis jetën e “shfrenuar”dhe… një lidhje të re?

E publikuar: 05/11/2017 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja mes Xhenit dhe Benardit ka përfunduar dhe mesa duket djali nga Laçi ka nisur të frekunetojë jetën e natës. 

Përveç miqve të tij ai duket se është argëtuar mjaft edhe me konkurrenten e “Dance With Me”, modelen dhe ish-missin Xhensila Pere. Ata janë shfaqur mjaft të afërt me njëri-tjetrin duke kërcyer shumë pranë, madje duke shkëmbyer edhe shikime provokuese. 

Nuk dihet nëse mes tyre është duke nisur diçka më shumë se shoqëria, megjithatë ajo çfarë është e dukshme është se Benardi e ka hedhur pas krahëve historinë me Xhenin dhe ka nisur një kapitull të ri. 

Nuk dihet nëse çifti do të jenë së bashku mbrëmjen e së hënës, pasi prej disa ditësh Xheni është zhvendosur tek familja e saj në Itali, duke dhënë idenë se nuk ka qenë pjesë e provave të kërcimit këtë javë./Gazeta Express/