Një miksim që garanton argëtim dhe humor. Jonida Vokshi, Erion Braçe, Egla Ceno, Elvis Pupa, Kastro Zizo, Leonard Olli, si dhe Edi Manushi dhe Gent Hazizaj që ishin edhe mbrëmjen e parë.
Jashtë natyrës së tij në këtë panel është deputeti i partisë socialiste Erion Braçe.
Tani u mor vesh! Kur Partizani humb, me takon mua te shkoj e te Fitoj! Shiko kush luan dhe Luana Vjollca, Manushi pa diskutim, ma dhane mundesine!
Madje madje me kthyen dhe ne pune, ne Zonen time elektorale, per te rigjetur Bubullimen, aty prane Divjakes!’ ka shkruar ai në postimin e tij në Instagram.
Aktori Elvis Pupa ka publikuar një foto nga xhirimet e natës së sotme dhe ka zbuluar edhe një lojtarë të dytë, politikanin Erion Braçe.
Aktori i Portokalli-së rikthehet pas shumë kohësh në Top Channel, ku, edhe pse vetëm për një mbrëmje, do e argëtojë publikun, si dikur me rolet e tij.




















