Barcelona ka fituar derbin e javës në kampionatin spanjoll ndaj Sevillas me rezultat të ngushtë 2-1.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar me fitore dhe pa asnjë humbje në La Liga, ku pas 11 ndeshjeve ka 10 fitore dhe një barazim.
Katalunasit kanë mposhtur Sevillas në derbin e javës në Camp Nou në një takim shumë të vështirë për ta, edhe pse i dominuar në shumicën e kohës.
Koreografia e tifozëve të Barçës në Camp Nou
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 23-të të ndeshjes, kur sulmuesi spanjoll, Paco Alcacer shënoi për 1-0 pas një gabimi të mbrojtësit kundërshtar dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim në epërsi.
Momenti i golit të parë të shënuar nga Alcacer (Getty Images)
Pjesa e dytë ishte më e mirë nga të dy skuadrat, ku arritën të shënojnë nga një gol, me mysafirët që arritën të kthehen në lojë duke barazuar rezultatin.
Ishte mesfushori Guido Pizarro, i cili shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 59-të për 1-1 pas asistimit të argjentinasi, Ever Banega.
Pizarro duke festuar me bashkëlojtarët golin ndaj Barcelonës
Megjithatë, barazimi nuk zgjati shumë pasi pas vetëm gjashtë minutave ishte Alcacer, i cili shënoi për 2-1 pas asistimit të Ivan Rakitic, dhe ky ishte goli që vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Festa e Alcacerit tek goli i dytë (Foto:Barcelona/Twitter)
Pas kësaj fitore, Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga me 31 pikë, ndërsa Sevilla renditet në vendin e pestë me 19 pikë.
Në ndeshjen e ardhme, katalunasit udhëtojnë drejt Leganes, teksa Sevilla e pret Celta Vigon në shtëpi. /Telegrafi/

















