Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka folur edhe për vetingun dhe rëndësinë e këtij procesi.
Synimet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë janë fuqizimi i sundimit të ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit, tha ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.
Në një intervistë për rtv21 Tahiri folie dhe për vetingun dhe rëndësinë e këtij procesi për verifikimin e zyrtarëve të lartë publikë.
“Ne jemi në fazën kur jemi duke u konsultuar edhe me agjencionet e tjera qeveritare, me zyrën e Kryeministrit, me zyrën e Presidentit, kryetarit të Kuvendit po ashtu edhe me partnerët tanë ndërkombëtar se si do të procedojmë më tutje se çka do të përfshijmë. Është një çështje mjaft e rëndësishme dhe unë po përpiqem që të krijojmë mekanizma të cilët në vazhdimësi arrijnë dhe e bëjnë verifikimin e personave të rëndësishëm që mbajnë pozita publike qoftë në gjyqësor, qoftë në prokurori qoftë në qeveri qoftë në Kuvend kudo që janë ata”, tha Tahiri.

















