Mertens dhe Reina në dyshim për Chievon

E publikuar: 04/11/2017 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dries Mertens dhe Pepe Reina janë në dyshim për ndeshjen që Napoli e luan ndaj nesër (e diel) ndaj Chievos.

Napolitanët vazhdojnë të jenë pa dyshen Faouzi Ghoulam dhe Arkadiusz Milik, të dy të lënduar në ligamentet e gjurit.

Sikur mos të mjaftonte kjo, tani Mertens është në dyshim, kjo pasi u lëndua në kofshë në humbjen ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-4 në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, portieri Pepe Reaina pritet të mungojë për shkak të lëndimit në shtëpinë, ndërsa më poshtë keni listën e të ftuarve nga Maurizio Sarri:

Reina, Rafael, Sepe; Albiol, Chiriches, Hysaj, Koulibaly, Maksimovic, Maggio, Mario Rui; Jorginho, Allan, Diawara, Hamsik, Rog, Zielinski, Giaccherini; Callejon, Ounas, Insigne, Mertens.

Aktualisht Napoli mban vendin e parë në Serie A me 31 pikë, i ndjekur nga Interi me 29. /Telegrafi/