Foshnja nëntë muajsh noton sikur të ishte profesionist (Video)

E publikuar: 03/11/2017 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nën ka shpërndarë në internet një video të pazakontë, në të cilën ajo shihet duke hedhur djalin e saj nëntë muajsh në pishinë, të cilin ka arritur ta mësoj të qëndroj mbi ujë dhe të mos mbytet.

Roxanne Turner nga Perthi, ka shpërndarë videon në profilin e saj në Facebook, me qëllim që të ngrit vetëdijen për rëndësinë e notit, transmeton Telegrafi.

I biri i saj Max i cili është anëtarë i klubit të notit në Quin Rocks në pjesën në Australi, mund të shihet se si instruktorja Daria e hedh me kokë në pishinë, por falë një teknike interesante arrin të qëndroj mbi ujë.

Është interesant se si brenda pak sekondave arrin të qëndroj me shpinë mbi ujë sikur të ishte një notues profesionist, edhe pse të gjithë ata që e kanë parë videon u është dukur si një veprim tepër i rrezikshëm. /Telegrafi/