Protesta kundër dënimit të Grupit të Kumanovës ende po vazhdon (ora 13 e 30) në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Familjarët e të dënuarve dhe qytetarë të tjerë po kundërshtojnë shpalljen e aktgjykimit ndaj grupit.
Për të diskutuar me protestuesit nga ndërtesa e qeverisë ka dalë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, raporton Indeksonline.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij për vendimin e gjykatës po u ka thënë familjarëve të të dënuarve se mos të nguten sepse nuk i ka dënuar zoti por njeriu.
Me këtë Haradinaj iu ka dhënë shpresë familjarëve se vendimi mund të ndryshohet në të ardhmen.
Familjarët e kanë mirëpritur vizitën e kryeministrit i cili në fund iu kërkoi që nga një familjar për të burgosur mund të shkoi në zyrën e tij për të diskutuar më gjatë për këtë rast.

















