Si u grabitën 600 euro nën kërcënimin e kallashnikovit mbrëmë në Prishtinë?

E publikuar: 03/11/2017 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur rreth 600 euro në “Albi market”. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti po kërkohet nga policia.

Gazeta Express mëson se i dyshuari (person i maskuar) nën kërcënimin e armës AK47 ka arritur që të grabisë këtë shumë të parave dhe më pas ka ikur.

Hetuesit policorë po merren me rastin.