Kimberly Morris nga Wake Forest, Karolina e Veriut, është me fat – sepse ajo ka fituar dy herë shumë para në lotari të hënën, 10,000 dollarë për herë të parë dhe për herë të dytë, një milion.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të hënën pasdite, Morris bleu një biletë të lotarisë në një dyqan ushqimesh dhe kuptoi se kishte fituar 10,000 dollarë.
Por, nuk u ndal me kaq. Në rrugë për shtëpi ajo bleu edhe një tjetër, gjithsesi duke mos pritur ndonjë shpërblim, së paku sipas ligjit të probabilitetit.
Gjithsesi, ajo ditë doli të ishte dita me fat e saj, sepse ajo fitoi edhe një milion dollarë.
Ajo kishte mundësinë të merrte një pagesë me 1 milion dollarë me 20 pagesa prej 50,000 dollarësh ose një shumë të madhe prej 600,000 dollarësh.
Morris zgjodhi shumën e përgjithshme dhe mori në shtëpi rreth 417,000 dollarë pas taksave shtetërore dhe federale.
Ajo tha se ajo ka në plan ta ndajë atë me tre fëmijët e saj dhe pjesën tjetër ta investojë. /Telegrafi/