Edhe pse është dënuar me 40 vite, Bajram Elshani nga Grupi i Kumanovës nuk duket as i thyer e as i frikësuar. “Nuk ka gjykatë që na ndal për ta fitue lirinë e shqiptarëve në Iliridë!”, shkruan Elshani, transmeton Gazeta Lajm.
“Sot Gjykata e armikut na dënoi, me burgime të rënda, mua më dënuan me 40 vite burg, duke mendu se na thyejnë neve dhe familjet tona.
Ne nuk njohim Gjykata e një Regjimi autoritar dhe terrorist, ne nuk njohim Gjykatat e Armikut, vetëm një Gjykatë ekziston për NE, ajo e Kombit Ton.
Jemi krenar që jemi Shqiptar, jemi krenar që kemi qenë pjesë e Luftimeve të 09-10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë edhe pse të tradhtuar, luftime që ndryshuan Historinë, luftime që larguan Influencën Ruse nga shteti i IRJM-së.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Rroftë Ushtria Çlirimtare!
Rroftë Bashkimi Kombëtar!

















