Ky është fundi i ISIS-it? Ushtria merr bastionin e fundit të Shtetit Islamik

E publikuar: 03/11/2017 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtria siriane ka rimarrë Deir al-Zour, bastionin e fundit të të ashtuquajturit Shtetit Islamik në Siri, njoftoi televizioni shtetëror.

“Qyteti është tërësisht i çliruar nga terrorizmi”, raportoi televizioni.

Raporte të tjera thanë se ushtria siriane dhe aleatët e saj po pastronin lagjet e fundit të qytetit nga ISIS-i.

IS kishte kontrolluar shumicën e qytetit që nga viti 2014.

Deir al-Zour kishte një rëndësi strategjike për ISIS-in për shkak të afërsisë me kufirin me Irakun.

Grupi militant ka mbetur tashmë me vetëm në disa lagje në provincën e famshme.