Berisha: Presidenti e Kryeministri të deklarohen për rastin e Kumanovës, ata dinë shumë

E publikuar: 02/11/2017 20:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e madje edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, dinë shumë për rastin e Grupit Kumanova.

Sot, pas vendimit nga Gjykata Themelore e Shkupit për Grupin Kumanova, të cilët u dënuan me 746 vjet burg, 7 prej tyre me burg të përjetshëm, pati reagime të shumta.

Berisha ka thënë, në një shkrim në Facebook, se nëse institucionet e Kosovës nuk kanë folur deri më sot, atëherë të flasin tani për rastin e Kumanovës.

Ka thënë se Institucionet e Kosovës, duke përmendur edhe Presidentin e Kryeministrin, AKI-në e MPM-në, kanë mundur ta parandalojnë këtë.

Shkrimi i Berishës:

Nëse deri sot nuk kanë folur institucionet e Kosovës, ata duhet sot me thënë atë çka e dinë për rastin e Kumanovës, dhe jam shumë i bindur se dinë shumë. Nuk duhet lejuar që shtetasit tonë me u bë monedhë kusuritje për llogari të politikave të brendshme kriminale të maqedonasve!

Nuk e kanë parandaluar edhe pse kanë mundur, atëherë duhet t’i tregohet e vërteta opinionit për rastin e Kumanovës!?

Kemi edhe obligim ligjor e kushtetues me u dalë në mbështetje qytetarëve tanë kudo që janë dhe në çfarëdo situate që janë…

Presidenti, kryeministri, AKI dhe MPM duhet deklarohen për rastin e Kumanovës.