Lirohet fotoreporteri Blerim Uka (Video)

E publikuar: 02/11/2017 19:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka është liruar pas më shumë se 6 orë e gjysmë mbajtje arresti në Maqedoni.
Uka ishte arrestuar kinse kishte fotografuar trupin gjykues në rastin “Kumanova”, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë dhënë pas lirimit, për TV 21, Uka ka treguar sjelljen e zyrtarëve maqedonas gjatë kohës sa ishte mbajtur në arrest.

“Vetëm kemi qëndruar aty, 2-3 persona na kanë pyetur. Vonë na kanë dhënë nga një gotë ujë. Nuk është e arsyeshme të të mbajnë për një fotografi. Diku 10 persona kanë ardhur për ta kontrolluar aparatin. Kam pasur vështirësi shumë në gjuhë deri ka ardhur një përkthyes.  U detyrova të nënshkruaj në qirilicë, një gjuhë që nuk e di, dëshmimin tim. Nuk jam i sigurt çka kanë mundur të shkruajnë”, ka thënë ai.