Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar dëshmorët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.
“Para 28 vjetësh, pas një rezistence heroike, në emër të lirisë ranë dy prej organizatorëve kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
“Ata ishin model i pashoq i atdhedashurisë, i trimërisë dhe i vetëmohimit për lirinë e popullit tonë. Ne, bashkëveprimtarët e tyre, kështu do t’i kujtojmë përgjithmonë”, thuhet në shkrimin e Thaçit.

















