Bashkimi Demokratik për Integrim në reagimin lidhur me gjykimin e grupit të Kumanovës thotë se mbetet në qëndrimin për përfshirje të ekspertëve ndërkombëtar në një hetim gjithëpërfshirës për zbardhjen e rastit.
“Procesi i gjykimit dhe dëshmitë e protagonistëve nxorën në sipërfaqe dilemat rreth organizatorëve dhe motiveve të këtij rasti të rëndë, prandaj qytetarët kanë nevojë ta kuptojnë të vërtetën e plotë. Prandaj, ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe autoritetit e sundimit të së drejtës që të përfshijnë ekspert ndërkombëtar në hetimin e rastit si dhe të vendosin komunikim dhe bashkëpunim edhe me autoritetit e Kosovës dhe Shqipërisë në shkëmbimin e informacioneve drejt zbardhjes së tërësishme”, thuhet në reagimin me shkrim të BDI-së.
Ndërkohë në reagimin e Aleancës për Shqiptarët thuhet se ky gjykim është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar politik që ndodhi pikërisht në kohën e regjimit VMRO-BDI dhe si i tillë është gjykim i po të njëjtës mendësi të atij regjimi dhe të atyre aktorëve politik të pushtetit të deridjeshëm.
Ky gjykim është dënimi më i madh ndonjëherë ndaj shqiptarëve në historinë e Maqedonisë.
Aleanca për Shqiptarët fton faktorin ndërkombëtar që të bëhet pjesë e zbardhjes së tërësishme të këtij procesi të montuar politike”, thuhet në reagimin e partisë së Ziadin Selës.

















