Kryeministri Haradinaj përkujtoi heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

E publikuar: 02/11/2017 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në përvjetorin e 28-të, bëri homazhe te vendi i rënies së heronjve të Kosovës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, raporton infosot.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë figurën e heronjve të Kosovës, duke thënë se ata u flijuan për lirinë që ne sot e gëzojmë.

“Është një nderim i përjetshëm për heronjtë Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, por poashtu nderim edhe për të gjallët, për prindërit, bashkëluftëtarët që na e kujton besnikërinë në rrugën e lirisë, për të cilën janë flijuar më të mirët tanë”, tha kryeministri Haradinaj.