Hoxha në Budva: Rruga e Kosovës drejt familjes evropiane e pakthyeshme

E publikuar: 02/11/2017 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po merr pjesë në Konferencën ekonomike në Budva të Malit të Zi, me temën “Sfidat në rrugën drejt BE-së”.

Në konferencë po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, përfaqësuesit qeveritar dhe drejtuesit e lartë të ministrive për integrim evropian, shkencë, inovacion dhe zhvillim ekonomik.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha, në rrjetin social:

“Në Budva, po mbahet Konferenca ekonomike e Ballkanit perëndimor, me temë “Sfidat në rrugën drejt BE-së”, ku diskutuam edhe për perspektivën evropiane të Kosovës.

Rruga e vendit tonë drejt familjes evropiane është e pakthyeshme dhe nuk ka alternativë tjetër.

Në konferencën dyditore po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, përfaqësuesit qeveritar dhe drejtuesit e lartë të ministrive për integrim evropian, shkencë, inovacion dhe zhvillim ekonomik”.