Mafia shqiptare, e cila është shumë e fuqishme në MB, po përbën një kërcënim gjithnjë e më të madh për Holandën. Ajo luan një rol të rëndësishëm në rrjetin e drogës të Amsterdamit.
Me bastisjen e 14 ndërtesave dhe arrestimin e 7 të dyshuarve, departamenti i hetimit kriminal në Amsterdam përfundoi një hetim intensiv, një vjeçar e gjysëm të një dege të madhe të një organizate kriminale shqiptare.
Departamenti holandez punoi në bashkëpunim me autoritetet italiane, të cilët kanë në ndjekje edhe më shumë shqiptarë të tjerë.
Rreth 100 kriminelë shqiptarë u vëzhguan në investigimin e Amsterdamit. Gjatë bastisjes u gjetën tre armë zjarri, një granatë dore, dhjetëra kilogramë kokainë dhe shumë marijuanë.




















